Reagon KBI Lipjan: Vrasja e gruas shtatzënë, nga Llugaxhia e Lipjanit, akt trishtues

PUBLIKUAR

Këshilli i Bashkësisë Islame Lipjan  ka reaguar ndaj rastit të vrasjës së një gruaje shtatzënë nga Llugaxhia Lipjanit.

‘Vrasja e gruas shtatzënë, nga Llugaxhia e Lipjanit, akt trishtues, në kohën kur Institucionet mobilizohet për fushatën 16 ditore kundër Dhunës me Bazë Gjinore e dhunës në familje.

Aktet e dhunës dhe vrasjet në baza gjinore, dhe jo vetëm, na bënë të kuptojmë se edukimi fetar mbetet domosdoshmëri për shoqërinë tonë’, ka shtuar KBI Lipjan.
‘Institucionet ligjore duhet të veprojnë dhe të marrin masa urgjente për sigurinë e jetës së grave në vendin tonë. I ligu, i paedukuari e krimineli, kryen vrasje ndaj gruas, të cilës Zoti i ka dhënë vlerë e rol të veçantë. Mjerë për dhunuesit e vrasësit, siç thotë Krijuesi në Kuran:
“Kush e mbyt një besimtar me qëllim, dënimi i tij është Xhehenemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. All-llahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur dënim të madh”. (Kuran, Nisa 93) Allahu e mëshiroftë të ndjerën, ndërsa familjes i mundësoftë me durim të e përballojë këtë tragjedi! Këshilli i Bashkësisë Islame Lipjan Kryetari: Zaim ef. Baftiu.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...