Reagon Imri Ahmeti: Nuk jam pjesë asnjë kombinimi, asnjë bisede lidhur me pozicionet

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me...

Kryetari Imri Ahmeti ka reaguar ndaj shkrimeve të cilat sipas tij nuk është pjesë asnjë kombinimi, asnjë bisede lidhur me pozicionet në LDK.

Ahmeti ka shkruar se për të personalisht janë të papranueshëm konspiracionet e kujtdo qofshin me qellim të futjes së hutisë dhe tendencave të përçarjes së anëtarësisë.

Postimi plotë nga Ahmeti:

Të dashur qytetar,
Të nderuara media.
Duke lexuar shkrime dhe prononcime të ndryshme lidhur me procesin zgjedhor jam i obliguar të sqaroj para opinionit që personalisht nuk jam pjesë asnjë kombinimi, asnjë bisede lidhur me pozicionet që përmendën në shkrime siç është portali Gazeta Blic.

Unë angazhohem për unifikim dhe marrëveshje të përbashkët që ka mbështetjen e me shumë degatëve dhe delegatëve, për një marrëveshje që gëzon mbështetjen e anëtarësisë.

Për mua personalisht janë të papranueshëm konspiracionet e kujtdo qofshin me qellim të futjes së hutisë dhe tendencave të përçarjes së anëtarësisë.

Do angazhohemi fortë të dalim fitues ndaj çdo konjukture që po përpiqet të përçaj LDK-në.

Do të dalim edhe më të fortë duke ruajtur traditën e tolerancës e mirëkuptimit sepse kemi përgjegjësin për të menaxhuar mirë e korrekt zgjedhjet dhe proceset që e presin shoqërinë tonë.

I.A.

SHIKO MË SHUMË

Nderohen dëshmorët dhe martirët në fshatin Sllovi

  Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës...

Kanosje në Lipjan, arrestohet një person

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është kanosur nga...

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...