Reagon Ibrahimovic: “Në botën e Zlatan nuk ka vend për racizëm”

PUBLIKUAR

Debati i ashpër mes Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukakun në çastet e fundit të pjesës së parë të derbit Inter-Milan i vlefshëm për çerekfinalet e Kupës së Italisë ka bërë xhiron e botës pasi dy nga sulmuesit më të mirë në botë, ofenduan rëndë njëri-tjetrin dhe për pak sa nuk u kapën edhe me duar.

Është folur shumë gjatë për këtë episod, por i pari që theu heshtjen nga dy protagonistët është sulmuesi i Milanit.

Suedezi ka reaguar përmes një postimi në “Twitter”, ku përjashton çdo akuzë për racizëm.

“Në botën e Zlatan nuk ka vend për racizëm. Ne jemi të gjithë në të njëjtën garë dhe të gjithë jemi të barabartë!! Ne jemi të gjithë lojtar, por disa janë më të mirë se të tjerët”, shkruan 39-vjeçari. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...