Reagon edhe Batatina: “Urime Besfortit që ia dhuroi tri pikët Ballkanit”

PUBLIKUAR

Ballkani e ka mundur 1-0 Llapin mes polemikave në Suharekë.

Ndeshja u përcoll me përleshje mes futbollistëve, dhe u mbyllë me tre kartonë të kuq – dy për Llapin.

Për të hapur edhe më shumë debate, në fund të takimit, u krijua një tollovi e vërtetë, me gjyqtarin që s’mund të merrte frymë nga protestat e shumta të mysafirëve që pretendonin për një penallti, e vendasve që pretendonin se nuk është dhe në fund, nuk u dha një e tillë.

Trajneri i llapjanëve, Tahir Batatina, pas ndeshjes për mikrofonin e “Art Sport” tha se skuadrën e tij e mposhtën gjyqtarët dhe jo Ballkani.

“Te Llapi ka shkuar gjithçka mirë, e kemi ditur se do të jetë në ndeshje e fortë. Kanë kërkuar të luajnë futboll, dhe kemi luajtur futboll. Nuk na mposhti Ballkani por na mposhtën arbitrat”, tha ai.

“E vetmja mundësi ishte që të na largonin Januzin nga ndeshja për të na mposhtur. Nuk u akordua as penalltia në favorin tonë”.

“Mendoj se arbitri ka ndikuar në rezultat dhe ia ka dhuruar direkt pikët Ballkanit”.

“Gjithçka ka qenë kundër Llapit dhe kjo është e papranueshme. Kjo nuk është në dobi por në dëm të futbollit”, deklaroi Batatina, duke shtuar: “Besfortit urime për tri pikët që ja dhuroi Ballkanit”. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...