Reagon Djokovici, pasi u kritikua nga Rafael Nadali

PUBLIKUAR

Novak Djokovic i është përgjigjur ashpër kritikave të rivalit të vet, Rafael Nadal, pasi spanjolli kishte thënë se tenisti serb është i obsesionuar pas thyerjes së rekordeve.

Para turneut të Barcelonës, Nadal theksoi se Djokovici nuk mund të mendojë për asgjë tjetër përveç se ta fusë veten në librat e rekordeve në tenis, transmeton Gazeta Express.

 

17 herë fituesi i grand slameve, Djokovic, i cili është në ndjekje të rekordit të Roger Federer dhe Rafael Nadal prej 20 grand slemeve, ishte i shpejtë në reagimin e tij ndaj spanjollit.

“Nuk mund të flas në emirin të tij, nuk e di sesi mendon ai, por ai ka të drejtë ta thotë mendimin e vet; pra se si më sheh mua në lidhje me rekordet, etj”, tha Djokovic.

Personalisht, nuk mendoj se jam i obsesionuar me asgjë në jetë; ajo që ndiej është pasion dhe dëshirë e madhe. Mbase dikush nuk mund të thotë diçka e pastaj ta mbajë fjalën, por për mua nuk ka qenë kurrë e vështirë ta them”, shtoi ai. /

 

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...