Reagon babai i Messit, pas lajmeve se argjentinasi do të kalojë në PSG

PUBLIKUAR

Jorge, babai dhe menaxheri i Lionel Messit, i ka hedhur poshtë thashethemet se superylli i Barcelonës po mendon t’i bashkohet Paris Saint-Germainit verën e ardhshme, duke i quajtur ato lajme të rreme.

Marrëveshja e Messit me Barcelonën përfundon në qershor dhe argjentinasi do të ketë të drejtë të flasë me klube të tjera nga janari, midis thashethemeve se ai do të largohet nga klubi i vetëm për të cilin ka luajtur deri tani në karrierën e tij, transmeton Gazeta Express.

Messi bëri kërkesë zyrtare për t’u larguar në verën e kaluar, por s’u lejua nga një klauzolë e lartë prej 700 milionë eurosh.

ESPN raportoi se PSG-ja i kishte nisur bisedimet me argjentinasin për ta sjellë atë në Paris.

Kjo është hedhur poshtë menjëherë nga Jorge Messi, i cili e ka quajtur të rremë lajmin e ESPN-së.

“Mjaft më me trillime. Lajm i rremë”, shkroi Jorge në Twitter. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...