Reagimi i Rita Orës kur një nga konkurrentet e “The Voice Australia” këndon këngën e saj

PUBLIKUAR

Konkurrentja e “The Voice Australia”, Abbey Green, mahniti si trajnerët e shfaqjes ashtu edhe shikuesit kur ajo interpretoi hitin e Rita Orës “Hoë To Be Lonely” në audicionet e fshehura.

Australianja 23-vjeçare pranoi se ishte nervoze për interpretimin e këngës, duke qenë se Rita është një nga katër anëtaret e jurisë së spektaklit të talenteve, shkruan DailyMail.

“Potencialisht, emocionet e mia mund të prishin të gjithë performancën. Ka shumë presion atje”, tha ajo para shfaqjes së saj.

Ajo shtoi: “Unë thjesht shpresoj se mund t’i tërheq spektatorët dhe ta performoj sa më mirë”.

Por zgjedhja e saj e guximshme e këngës u pagua, pasi publiku e duartrokiti dhe të katër anëtarët e jurisë kthyen karrigen për të.

“Tingëllove e pabesueshme! Faleminderit shumë që këndove këngën time”, i tha këngëtarja shqiptare konkurrentes së re, pasi ajo përfundoi interpretimin e saj.

SHIKO MË SHUMË

Lela dhe Leo konfirmojnë ri-bashkimin përmes videos

Lela dhe Leo duket se i kanë dhënë një mundësi tjetër lidhjes së tyre. Çifti...

“S’po blen ma like a?”, Elijona nuk përmbahet, ia kthen përgjigjen ndjekses (Foto)

Pas përfundimit të “Big Brother VIP Kosova 4”, Elijona vazhdon të jetë një nga...

Selin Bollati ndan dedikimin e veçantë për Dj Gimbon! (FOTO)

Fituesja e Big Brother Vip, Selin Bollati ka ndarë me ndjekësit disa momente të...