Reagimi i Real Madridit pasi e kuptoi se do të jetë PSG-ja e jo Benfica në Champions

PUBLIKUAR

Real Madridi mendoi se do të udhëtonte drejt Portugalisë për një përballje të lehtë në letër kundër Benficas në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Por një gabim teknik në sistem e detyroi UEFA-n ta shpallë të pavlefshëm shortin e hedhur në mesditë dhe ta hedhë atë përsëri tri orë më vonë, raporton Gazeta Express.

Gjiganti spanjoll s’e pati fatin e njëjtë edhe në rihedhje të shortit pasi mësoi se do të përballet me Paris Saint-Germainin e Lionel Messit, Kylian Mbappes dhe Neymarit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Real Madridi shkroi: “Ndryshim planesh… Jo Portugali, por Francë”.

Ndeshjet e para të 1/8 së finales do të luhen më 15/16 dhe 22/23 shkurt 2022, ndërsa ato të kthimit më 8/9 dhe 15/16 mars 2022.

Rregulli i golit si mysafir nuk vlen më!

Për herë të parë që prej sezonit 1966/67, rregulli i golit si mysafir nuk do të përdoret në fazën e eliminimit në këtë garë.

Nëse një takim mbaron baras pas dy ndeshjeve, atëherë do të ketë vazhdime, pavarësisht se sa gola i kanë shënuar si mysafire ekipet. Nëse as pas vazhdimeve nuk ka fitues, atëherë takimi vendoset me penallti./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...