“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

PUBLIKUAR

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja.

Në një njoftim, Federata e Basketbollit ka falënderuar Përqukun për kontributin e pashoq dhe të pashlyeshëm për basketbollin femëror, transmeton IndeksOnline.

“Që nga ditët e para të Përfaqësueses sonë e deri te paraqitjet e fundit në arenën ndërkombëtare, Arbnorja ishte një lidere e vërtetë në parket. Me karakterin e saj luftarak, qetësinë në momentet më të vështira dhe dashurinë e pakushtëzuar për fanellën e Kosovës, ajo u bë simbol i një gjenerate që ndihmoi në ndërtimin e identitetit të basketbollit tonë në Evropë” deklaron FBK-ja.

Ky është postimi i plotë:

Pas shumë vitesh sakrifice, përkushtimi dhe krenarie, Arbnore Përquku pensionohet nga Përfaqësuesja e Kosovës, duke lënë pas një histori që do të mbetet përgjithmonë pjesë e basketbollit të Kosovës.

Që nga ditët e para të Përfaqësueses sonë e deri te paraqitjet e fundit në arenën ndërkombëtare, Arbnorja ishte një lidere e vërtetë në parket. Me karakterin e saj luftarak, qetësinë në momentet më të vështira dhe dashurinë e pakushtëzuar për fanellën e Kosovës, ajo u bë simbol i një gjenerate që ndihmoi në ndërtimin e identitetit të basketbollit tonë në Evropë.

Në çdo paraqitje, ajo luajti me zemër.

Në çdo turne, ajo dha maksimumin.

Në çdo fitore dhe humbje, ajo ishte aty për Kosovën.

Ajo ishte frymëzim për bashkëlojtaret, shembull për gjeneratat e reja dhe ambasadore e basketbollit të Kosovës kudo që luajti.

Për vite me radhë, ajo mbajti me krenari ngjyrat dardane dhe ndihmoi që emri i Kosovës të dëgjohej në skenën ndërkombëtare. Përkushtimi, profesionalizmi dhe dashuria e saj për Kombëtaren do të mbeten model për të gjithë ata që do të vijnë pas saj.

Sot, teksa mbyllet një kapitull i madh i karrierës së saj me fanellën e Kosovës, një gjë është e sigurt: emri i Arbnore Përqukut do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë së basketbollit kosovar.

Faleminderit për çdo ndeshje.

Faleminderit për çdo pikë.

Faleminderit për çdo emocion.

Mbi të gjitha, faleminderit që e përfaqësove Kosovën me dinjitet, krenari dhe zemër.

Kosova do të jetë gjithmonë krenare me ty.

Faleminderit, Arbnore!

SHIKO MË SHUMË

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...