Reagime të ndryshme psikologjike në kohë pandemie, COVID-19

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Psikologe shkollore dhe këshillimi. Burbuqe Dervisholli Maxheri

Gjatë kësaj periudhe të qëndrimit në vetë izolim është mese e nevojshme që të përkrahim njëri tjetrin qoftë përmes komunikimit, dashurisë, solidaritetit social, ngushëllimit psikologjik, argëtimit (me fëmijë) dhe vëmendjes më të madhe ndaj shëndetit dhe familjes.

Në situata anormale siç është kjo e tashmja, pandemia COVID 19, shumë reagime psiko-emocionale dhe fiziologjike do të ndërlidhen me vet situatën.

Përballë një konteksti të tillë, shumë njerëz do të shfaqin reagime të stresit, ankthit dhe depresionit si dhe çrregullime tjera psikologjike.

Mobilizimi sa më adekuat do të ndikoj në siguri të individit dhe shoqërisë. Zakonisht gjendjet konfuzionale shkaktojnë ndjenjë të pasigurisë e cila pastaj do të ndikoj në integritetin individual dhe kolektiv.

E rëndësishme është se, sa do të vetëdijesohemi si individ dhe shoqëri karshi kësaj sfide

Stresi

Stresi është një përgjigje fiziologjike normale ndaj një situate anormale; përbën pjesën integrale të ekzistencës sonë. Përmes stresit trupi jonë përshtatet me ngjarjet e shumta pozitive ose negative që ne përjetojmë, të tilla si lindja, martesa, humbja e një pune, etj.

Ankthi

Ankthi manifestohet kur besojmë se mund të ndodhë një ngjarje e rrezikshme ose fatkeqe dhe fillojmë e parashikojmë ndaj asaj përballje duke dhënë përgjigje fiziologjike.

Depresioni

Manifestime të mundshme në lidhje me stresin, ankthin dhe depresionin mund të paraqiten në aspekte të ndryshme dhe përfshijnë organizmin si tërësi duke u shfaqur nga plani somatik (fizik), psikologjik, emocional dhe të sjelljes.

Të gjitha këto manifestime të stresit, ankthit dhe depresionit janë normale në kontekstin e një pandemie.

Shumica e njerëzve posedojnë burime të mjaftueshme dhe aftësinë për t’u përshtatur me këtë lloj situate. Së pari, mbështeten në përvojat e tyre të zakonshme për t’u përshtatur pastaj ndaj situatave të vështira. Dmth, krijohet përvoja e ballafaqimit.

 

Ja disa mënyra si të minimizoni ndikimin e këtyre reagimeve në jetën tuaj të përditshme

Informacioni

Mënyra më e mirë e menaxhimit të ankthit në këtë kohë është të provojmë të mbajmë mendimet tona të orientuara drejtë aktivitetit që jemi duke kryer, duke reduktuar të lexuarit e vazhdueshëm për koronavirusin, shpërndarjen dhe statistikat.

▪ Mungesa e informacionit ose informacioni jo adekuat mund të rrisë këto reagime

▪ Mësoni nga burime të besueshme informacioni

▪ Kujdes nga lajmet e bujshme dhe burime të panjohura ose të dyshimta

▪ Është e rëndësishme të informoheni siç duhet, kufizoni kohën që keni shpenzuar për të kërkuar informacione rreth COVID-19 dhe pasojave të tij, pasi ekspozimi i tepërt mund të ndihmojë në rritjen e reagimeve tuaja ndaj stresit, ankthit ose depresionit.

Kujdesuni për vetën tuaj

Është përgjegjësi e individit të menaxhojë emocionet së pari për veten e më pas të jetë i gatshëm ta ndihmojë edhe familjen

▪ Qëndroni vigjilent ndaj ndjenjave, emocioneve dhe reagimeve tuaja, dhe mos lejoni që stresi të grumbullohet , shprehini brengat me njerëzit tuaj ose t’i shprehni ato përmes shkrimit, aktivitetit fizik, etj

▪ Praktikoni një aktivitet fizik që ju lejon të lehtësoni stresin tuaj dhe të eliminoni tensionet
Miratimi i mënyrave të jetesës së shëndetshme si ushqimi i mirë dhe gjumi adekuat

▪ Kufizoni faktorët që ju shkaktojnë stres

▪ Jepini vetes kënaqësi të vogla (për shembull, të dëgjoni muzikë, të bëni një banjë të nxehtë, të lexoni, etj)

▪ Qëndroni në kontakt me njerëzit që ju bëjnë mirë

▪ Mos harroni strategjitë që keni përdorur në të kaluarën ndaj sfidave të ngjashme

▪ Ndërtoni pikat tuaja të forta, bazohu në to

▪ Vendosni kufijtë tuaj (për shembull, refuzoni një detyrë që nuk dëshironi të bëni dhe kjo nuk është thelbësore)

▪ Mësoni të delegoni dhe pranoni ndihmë nga të tjerët (për shembull, shpërndajeni punën për të gjithë anëtarët e familjes)

  • Shkolla ka mundësuar që të mos ndërpritet e tërë mundësia e mësimit, andaj ndjekni me kujdes te gjitha materialet dhe kryeni detyart, në mënyrë që të zhvilloni aktivitet të shëndetshëm psiqik.

Përderisa sigurohemi në aplikimin e masave të cilat janë rekomanduar paraprakisht për mbrojtjen personale dhe të familjes, tani është koha t’i kthejmë vëmendjen familjes e cila ka pasur shumë nevojë për ne. Mbështetja social e përfshinë kontaktin me njëri-tjetrin brenda ambientit ku jetojmë, ndërveprimin me njëri- tjetrin, ndarjen e përgjegjësive dhe kryerjen e aktiviteteve të përbashkëta. Duke pasur parasysh se tani rutina jonë ka ndryshuar, duhet të jemi të kujdesshëm të përdorim shkathtësitë tona apo aktivitete të cilat në kushtet e zakonshme nuk përsëriten shumë, (shpalosja e një albumi me fotografi, diskutimi i tyre, i ngjarjeve kur kanë ndodhur, kujtimet që ato sjellin mund të jenë një mundësi shumë e mirë për përdorimin e kohës në mënyrë kualitative), lojërat e ndryshme që mund të bëhen që kërkojnë gjykim mendor dhe që eventualisht e zgjerojnë diapazonin tonë apo të fëmijëve, apo kryerja e një veprimtarie të thjeshta artizanale. Duke i realizuar këto, ne humbim gjurmët e kohës por përfitojmë nga prezenca e njëri- tjetrit dhe e realizojmë një ambient me harmoni në të cilin emocionet negative nuk e afektojnë mirëqenien e familjes. Orët e mbrëmjes dhe pa prezencën e fëmijëve të vegjël, mund të jenë një moment për të ndjekur zhvillimit e fundit dhe një film me përmbajtje komike mund të jetë një alternativë e shëndetshme për përmbylljen e ditës, dhe një nxitje për të filluar të nesërmen me aktivitet që ngjallin kënaqësi.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Opinioni i Ymer Troshupës për rikandidimin e Imri Ahmetit për Kryetar të Lipjanit

Opinion nga Ymer Troshupa: Zyrtarizimi i kandidatures së Imri Ahmeti-t kandidat për Kryetar të Lipjan-it,...

Ymer Troshupa: Kënd po e thërret Ezani

Nga Ymer Troshupa Sot në Magurë të Lipjanit, u rrënua një objekt, që dikush mund...

Troshupa: Tri spektakle të turpshme dje i pasqyruam para Botës

Nga Ymer Troshupa: 1-U arrestuan, duke i refuzuar dhe kontestuar ftesat që burojnë nga një...