RDM: Mbështesim plotësisht iniciativën qytetare në Manastir kundër ndotjes së ajrit

PUBLIKUAR

Ripërtritja Demokratike e Maqedonisë (RDM) ka dhënë mbështetje të plotë iniciativës qytetare kundër ndotjes së ajrit në Manastir, dhe nuk kanë dilemë se do të punojnë dhe luftojnë për ajër të pastër dhe shëndet të mirë, që sipas tyre garantohet edhe me ligj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sikur edhe për gjithë qytetet e ndotura në vend, edhe për Manastirin duhet të merren masa urgjente për zvogëlimin e grimcave të rrezikshme PM10, si: zvogëlimi i kapacitetit të punës së “REK Bitola”, vendosje eksprese e filtrave, kontroll mbi ndotësit industrial të vogël dhe të mesëm, si dhe subvencionimi i lëndëve për ngrohje me ekologjike, për amvisëritë”, janë disa masa që RDM i ka propozuar për ndotjen e ajrit.

Ata thonë, që përveç këtyre masave Maqedonia duhet të ndëroj edhe konceptin e ekonomisë, dhe të kalojë në ekonominë e gjelbërt, e cila edhe nuk ndot edhe do të hap vende të reja pune./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...