RB Leipzig e kërkon Taren?

PUBLIKUAR

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare thuhet se është synim i skuadrës gjermane të Bundesligës, RB Leipzig

Drejtori i bardhekaltërve, sipas Tuttomercatoweb, ka tërhequr vëmendjen e drejtorëve të Red Bullit të cilët e dëshirojnë Taren si pjesë e projektit të tyre të quajtur Leipzig.

Tare është emëruar drejtor sportiv i “Shqiponjave” në korrik të 20008-ës dhe ish lojtari ka impresionuar me rolin e tij në Olimpico.

Puna e tij në Itali nuk ka shkuar pa u vrejtur dhe shqiptari tani është lidhur me kalim të RB Leipzig, por sajti italian ka shkruar se skuadra gjermane ende nuk e ka kontaktuar klubin italian.

Raporti thotë se Leipzig mund ta bëj lëvizjen e tyre në muajt në vazhdim, pasi që janë duke kërkuar një drejtor sportiv për sezonin e ardhshëm. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...