Rasti “Ivanoviq”, të akuzuarit lirohen nga masat e sigurisë

PUBLIKUAR

Gjykata Themelore në Prishtinë iu ka ndërprerë të gjitha masat e sigurisë të akuzuarve për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Lirimin e të akuzuarve Marko Roshiq, Nedelkjo Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, avokati i të akuzurës Arsoviq, Musa Damati.

“Po, e kemi pranu, sot e kemi pranu aktvendimin e veçantë të Gjykatës Themelore, Departamenti Special në Prishtinë, në bazë të cilës është bërë ndërprerja e të gjitha masave të sigurimit të prezencës së të akuzuarve për të gjithë të akuzuarit”, ka thënë avokati Damati, përcjell Klankosova.

Sipas avokatit Damati, të gjithë të akuzuarit kanë qenë nën masën e paraqitjes në stacionin policor.

Seanca fillestare në këtë rast ishte mbajtur më 11 shkurt në vitin 2020, kurse Gjykata Themelore në Prishtinë më 6 prill të njëjtit vit, kishte refuzuar kërkesat për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimet e provave.

Pas ankesave të katër avokatëve, Gjykata e Apelit kishte aprovuar ankesat e mbrojtësve dhe çështja ishte kthyer në rivendosje.

SHIKO MË SHUMË

Suspendohen njëmbëdhjetë zyrtarë policorë

Policia e Kosovës (PK), bazuar në Ligjin e Policisë së Kosovës, Udhëzimin Administrativ për...

Ultimatumi për Sveçlën e Gërvallen në ora 18:00, Kurti s’tregon nëse do të ketë shkarkime për rastin e Arlinda Zekajt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë një përgjigje nëse gjatë ditës së...

Ibrahimi: Qendrat për Punë Sociale kujtohen vetëm pas tragjedive, MF ta nxjerrë nga sirtari grantin për shërbime sociale

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar pas rastit tragjik në Pejë, ku humbi...