Rasti “Çekiqi”, tensione ndërmjet familjarëve të të vrarit dhe të akuzuarit për vrasjen e vitit 2009 në Lipjan

PUBLIKUAR

Me tensione ka kaluar procesi gjyqësor në rigjykimin e rastit të njohur “Çekiqi”, në të cilin G. Retkoceri dhe O. Spahiu, akuzohen për vrasjen e Naim Hajrizit, në prill të vitit 2009, në Lipjan.

Në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë, tensionimi ka ardhur pasi që familjarët e tashmë të ndjerit, Naim Hajrizi janë përfshirë në një fjalosje me të akuzuarin G.Retkoceri.

Në fund të gjykimit, njëri prej anëtarëve të familjes Hajrizi, i është drejtuar të akuzuarit G.Retkoceri me fjalët “Ti e ki masakru njërin bashkë me qata, e  dimë na, zoti ju marroftë të dyve”.

Kurse, një anëtar tjetër i familjes Hajrizi gjithashtu i është drejtuar dajës së të akuzuarit G.Retkoceri, me fjalët “Ty veç mos nxafsha, kam met rrjep, laperi i zi”.

Pas këtij tensioni, ka intervenuar Policia e Kosovës, me ç’rast i kanë marr familjëarët e të ndjerit Hajrizi dhe të akuzuarin Retkoceri, të cilët i kanë nxjerr jashtë sallës ku po mbahej gjykimi.

I akuzuari Retkoceri, i është drejtuar trupit gjykues me fjalët “nuk ka sen që s’na u ka ba prej policisë e prej trupit gjykues të kaluar. Unë nuk i tutna drejtësisë prej këtij trupit gjykues”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, i akuzon G.Retkocerin dhe O. Spahiun, se më 29 prill të vitit 2009, me qëllim që vetit t’i sjellin dobi pasurore, e kishin rrëmbyer tani të ndjerin Naim Hajrizin, me qëllim që ta privojnë nga jeta. Të ndjerin e kishin goditur me mjete të forta në kokë, duke ia lidhur këmbët dhe duart.

Prokuroria pretendon se dy të akuzuarit pasi e kishin vrarë tani të ndjerin, e kishin dërguar në një lokacion ndërmjet fshatit Smallushë dhe Dobratin dhe për të fshehur gjurmët, e kishin djegur trupin e të ndjerit.

Ndryshe, ky rast është kthyer në rigjykim më 4 maj 2016 nga Gjykata e Apelit, e cila ka prishur aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila më 7 korrik 2015, dy të akuzuarit për vrasjen e Naim Hajrizit, G.Retkoceri dhe O.Spahiu i kishte dënuar me nga 30 vjet burgim.

Me rastin e kthimit në rigjykim, Gjykata e Apelit, kishte konstatuar se Gjykata Themelore në Prishtinë kishte shkelur dispozitat e procedurës penale dhe se dispozitivi i aktgjykimit nuk ishte hartuar ashtu siç parashihet me Kodin e Procedurës Penale.

Artikull nga: http://betimiperdrejtesi.com/rasti-cekiqi-tensione-ndermjet-familjareve-te-te-vrarit-dhe-te-akuzuarit-per-vrasjen-e-vitit-2009-ne-lipjan/

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...