Rasti ‘Brezovica’: 14 të arrestuar gjatë aksionit të sotëm në Prishtinë, Ferizaj, Vushtrri dhe Lipjan

PUBLIKUAR

14 persona kanë rënë në pranga gjatë aksionit të sotëm nga Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, Njësinë e Hetimeve të Administratës Tatimore të Kosovës dhe Njësinë e Hetimeve të Doganës së Kosovës, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për lëshimin e urdhëresës për kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm të shtëpive, lokaleve përcjellëse dhe auto salloneve- zyrave të ndërmarrjeve, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur Prokuroria përmes një komunikate për media, ku ndër të tjera thuhet se gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe konfiskuar: para, vetura, armë dhe dokumente të ndryshme.

“Gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur një numër i madh i autosalloneve, shtëpive dhe lokaleve përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës, Ferizajt,Vushtrisë, Lipjanit, komunës së Vitisë, ku, me ç’rast janë arrestuar 14 persona të dyshuar”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja”, “Shmangia nga tatimi” dhe “Detyrimi”.

Kujtojmë se aksioni i sotëm ka rrjedhë në kuadër të hetimeve lidhur me rastin “Brezovica”

SHIKO MË SHUMË

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...