Rashica shitet vetëm për një çmim të arsyeshëm

PUBLIKUAR

Werder Bremeni është i gatshëm të heq dorë nga ylli kosovar qysh në afatin kalimtar të janarit

Milot Rashica mund t’i ketë ditët e numëruara tek Werder Bremeni.

Ylli kosovar mund të shitet në fund të afatit kalimtar të janarit, shkruan Gazeta Express.

Drejtuesit e klubit gjerman janë të gatshëm të heqin dorë nga 24 vjeçari nëse e marrin një ofertë të kënaqshme në ditët e fundit të këtij afati kalimtar.

Për këtë siguron shefi ekzekutiv i Werderit, Klaus Filbry.

“Nëse e marrim një ofertë të arsyeshme, do ta shesim Milotin”, deklaroi kreu i klubit gjerman për mediat e atjeshme.

Kur mendon për ofertë të arsyeshme, Filbry mendon për një shumë prej afro 20 milionë eurosh.

Rashica u rikthye në javët e fundit nga lëndimi që e kishte lënë jashtë fushës për më shumë se një muaj e gjysmë.

Futbollisti kosovar është duke u munduar ta rikthejë formën ideale para se të largohet nga Bremeni.

Rashica megjithatë i ka shënuar vetëm dy gola për ekipin gjerman që nga gjysma e dhjetorit 2019.

Klubet gjermane të interesuara për të si Bayer Leverkuseni e Leipzigu kanë hequr dorë nga vushtrriasi.

Për momentin, interesimin më serioz për të e ka shfaqur Aston Villa. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...