Raporti: Koresë Veriore nuk i nevojitet teknologjia ukrainase

PUBLIKUAR

Agjencia Reuters ka raportuar, duke cituar zyrtarë të inteligjencës amerikane, se besohet se Koreja Veriore mund të prodhojë motorë raketor  me teknologjinë e vet dhe nuk ka nevojë për importim të saj nga Ukraina.

Kjo agjenci dje ka raportuar se Ukraina i ka hedhur poshtë pohimet se e furnizon Korenë Veriore me çfarëdo teknologjie raketore.

Në raport, citohet një zyrtar i inteligjencës amerikane, që thotë se “ne kemi inteligjencë që sugjeron se Koreja Veriore nuk varet nga importi i motorëve… dhe në vend të kësaj, ne vlerësojmë se ata kanë kapacitet që vetë të prodhojnë motorë”. /Rel/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...