Raporti i plotë mbi vrasjen e dy vëllzërve në Podujevë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Në raportin 24-orësh, Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e dyfishtë në fshatin Repë të Podujevës, që dyshohet se e kreu fqinji i viktimave.

“Policia tregon se njëri vëlla ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri më vonë

Është raportuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri ku si pasojë viktima mashkull kosovar për shkak të lëndimeve ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, kurse vëllai i tij viktima mashkull kosovar është plagosur dhe gjendet në QKUK duke marr tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore ku janë gjetë dhe konfiskuar katër gëzhoja dhe dy vetura”.

Personi që dyshohet se kreu vrasjen, e që mediat kanë raportuar për një 65 vjeçar që ishte fqinj i tyre, gjendet akoma në arrati.

“I dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se e kishte kryer veprën gjendet në arrati. Rreth orës 19:18 ka ndërruar jetë edhe viktima  e dytë mashkull kosovar  që ishte në QKUK. Njësit policore kanë kryer bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47, një pistoletë me gas dhe një pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar për obduksion”, thuhet tutje në raport.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...