Raportet: Trump e ka vazhduar lehtësimin e sanksioneve ndaj Iranit

PUBLIKUAR

Mediat kanë raportuar se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendosur ta vazhdoj lehtësimin e sanksioneve për Iranin, sipas marrëveshjes atomike të vitit 2015 të Iranit me fuqitë botërore, duke e lënë këtë marrëveshje ashtu siç është.

Duke cituar njerëz të afërt lidhur me vendimin e mbrëmshëm të Trumpit, Reuters, The New York Times dhe Bloomberg, kanë raportuar se gjatë ditës së sotme Shtëpia e Bardhë do ta shpall vendimin e Trumpit.

Në këto raporte theksohet se megjithëqë Trump ka vendosur të tërhiqet nga sanksionet amerikane kundër Bankës qendrore të Iranit dhe industrisë së naftës, duke i respektuar obligimet amerikane sipas marrëveshjes atomike në këmbim për kufizim të aktiviteteve bërthamore iraniane, ai po ashtu, ka vendosur të imponoj sanksione të reja, të shënjestruara, kundër Iranit.

E përditshmja, The New York Times, ka raportuar se Trump ndoshta mund të paraqes një afat për Kongresin e Shteteve të Bashkuara dhe aleatët evropianë, për përmirësimin e të metave të marrëveshjes ose ai do të tërhiqet nga ajo.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, dje ka kërkuar nga “të gjitha palët” të vazhdojnë ta respektojnë marrëveshjen atomike ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, duke theksuar se “marrëveshja po funksionon”. /Rel/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...