Range Rover lëviz me 150 kilometra në orë, nëpër pistën e pjerrët të skijimit (Video)

PUBLIKUAR

Ben Collins e ka vozitur një Land Rover Sport, nëpër pistën e gjatë dy kilometra që ndodhet në Murren të Zvicrës.

Makina me 510 kuajfuqi ka lëvizur me 150 kilometra në orë, megjithëse terreni ishte shumë i thepisur dhe në disa raste, i pjerrët deri 75 për qind, transmeton Telegrafi.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni lëvizjet që ka bërë ai, në vozitjen e veturës që peshon afro dy tonelata e gjysmë, në mënyrë që të mos rrotullohet dhe të dalë nga shtegu.

Ndryshe, në filmim mund të shihen edhe pamjet mahnitëse që e rrethojnë këtë pistë, e cila gjatë sezonit dimëror shfrytëzohet për sporte me ski. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...