Ranca bëhet me rrugë të asfaltuar

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

10426293_616658981792898_2016724009991299707_n

Ka filluar asfaltimi i rrugës Carralevë – Rancë, respektivisht rruga “Gryka e Carralevës”, nga NNT “Burimi” nga Malisheva. Punët në asfaltimin e kësaj rruge kanë filluar nga shkolla e fshatit në drejtim të Carralevës dhe sot pritet të përfundojnë punimet deri në Carralevë. Kjo rrugë lidhet me magjistralen Shtime – Prizren.


Drejtori i Drejtorisë për Planifikim Urban, Kadastër dhe Gjeodezi, z. Mehdi Salihu tregon se rruga e asfaltuar nga Carraleva deri te shkolla e Rancës ka gjatësi prej tri kilometrash dhe gjerësi 4 metra, ndërsa nga shkolla e Rancës në drejtim të rrugës “Martirët Asllani” do të shtrohet me asfalt deri te varrezat e familjes Asllani në gjatësi 1.41 km dhe gjerësi 3 metra.
Ndërsa, zyrtari i Ndërtimtarisë, z. Fatmir Rexhepi bëri të ditur se rrugët e asfaltuara Carralevë – Rancë dhe Carralevë – Dugë – Karaçicë, kanë kushtuar gjithsej 673,362.21 euro, ku investitor kryesor është Ministria e Infrastrukturës me 511,933.55 euro, ndërsa Komuna e Shtimes ka participuar me 161,428.66 euro.
Fshati Rancë shtrihet në shpatet jogore të malit të Carralevës, rreth 10 kilometra larg qendrës komunale të Shtimes. Lartësia mbidetare mesatare e këtij fshati është 880-906 m. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, përkatësisht Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë, të bërë në vitin 2011, fshati Rancë ka gjithsej: 122 banorë (70 meshkuj dhe 52 femra)

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...