Sergio Ramos dhe Eden Hazard janë të gatshëm për të ndihmuar Real Madridin në pjesën e mbetur të sezonit.
Lajmin e ka konfirmuar Zinedine Zidane në konferencë për media para ndeshjes me Elchen.
Ata kanë qenë të dëmtuar për më shumë se një muaj, por kanë lënë prapa shqetësimet dhe do të jenë në listë për sfidën e së shtunës në kuadër të La Ligës.
“Po janë të gatshëm”, u përgjigj Zidane kur u pyet për rikthimin e Hazard dhe Ramos.
“Jemi të lumtur që i kemi. Ideja është që të kenë minuta (kundër Elches)”.
Ata pritet të startojnë javën tjetër në Champions League kundër Atalantës. /Gazeta Express/


