Ramos barazon Piquen, një gol larg rekordit historik n’Champions League

PUBLIKUAR

Tjetër ndeshje me Los Blancos, tjetër gol me fanellën e bardh.

Sergio Ramos vazhdon të shkruajë historinë me Real Madridin.

Kapiteni i Los Blancos realizoi të martën në Champions League kundër Atalantës.

Për Ramosin, ky ishte goli i 15 në Ligën e Kampionëve, ai është njëri prej mbrojtësve me më së shumti gola në këtë garë.

Ramos e barazoi Piquen dhe renditet i dyti, menjëherë pas Roberto Carlos, që ka shënuar 16.

Kapiteni do të tentojë të barazojë fillimisht e më pas të thyejë këtë rekord në dy ndeshjet e radhës në çerekfinale të Champions League. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...