Kreu i LISBA-s, Fuad Ramiqi e ka quajtur trillim artikullin e gazetës prestigjioze amerikane New York Times, lidhur me terrorizmin në Kosovë.
Ramiqi ka thënë se kjo gjë është e orkestruar nga islamofobët.
Ai në Info Magazinë në Klan Kosova ka hedhur akuza në drejtim të pushtetit, duke thënë se ata kanë qenë nxitësit kryesorë që qytetarët të shkojnë në Siri.
“Unë gjithmonë e kam thënë se po të mos ishin pushtetarët kjo dukuri nuk do të ishte e njohur për Kosovën. Pushtetarët janë ata të cilët e kanë bërë këtë të dukshme. Aata janë të cilët kanë dhënë sinjalin e parë për të shkuar qytetarët atje, duke bërë thirrje që të luftohet Bashar Al- Assad”, ka thënë Ramiqi./Telegrafi/


