Ramës i ikin aleatet

PUBLIKUAR

Janë vetëm 17 parti që kanë dorëzuar listat në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet që janë dekretuar të mbahen më 18 qershor.

Në datën 9 prill u regjistruan 45 parti për pjesëmarrje në zgjedhje, por numri i atyre që kanë dorëzuar lista me kandidatë për deputetët është tkurrur në 17. Partitë e koalicionit të djathtë nuk janë regjistruar dhe 28 partitë që nuk bëhen pjesë e zgjedhjeve janë të koalicionit të majtë. Duket se partitë e vogla kanë qenë të papërgatitura për lëvizjen e fundit të LSI-së dhe të PS-së që do të shkojnë në zgjedhje si parti të ndara.

Fakti që partitë e vogla do të hynë në zgjedhje jo në koalicion, i ka gjetur ato të pa përgaditura, pasi duke qenë në koalicion atyre nuk u duhet të mbledhin 1 për qind të firmave të nevojshme për të marr pjesë në zgjedhje. Partia që nuk mund të marr pjesë në zgjedhje është ajo e Spartak Ngjelës. Ngjela ka miqësi të mirë me kryeministrin Edi Rama./shekulli/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...