Ramadani: 1 shtatori mund të jetë një ditë e dhunshme

PUBLIKUAR

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani ka thënë se 1 shtatori mund të jetë një ditë e dhunshme ose fillimi i një cikli dhune, por sipas tij, e gjitha varet se çfarë përgjigje do t’i jep Kuvendi i Kosovës çështjes së demarkacionit.

Ramadani në një postim në rrjetin social Facebook shkruante i tërë ky proces ka mundur të menaxhohet, por fatkeqësisht nuk ka pasur as përpjekje minimale për ta menaxhuar situatën.

“Për më shumë se 14 muaj, procesi i demarkacionit ka mundur të rishikohet jo një herë, por sa herë që ka qenë e nevojshme deri në përfundimin e kundërshtimeve të këtilla. Sidoqoftë, tashmë rreth 6 muaj kanë filluar akte të ndryshme dhune, kryesisht të nivelit më të ulët të rrezikut të sigurisë. Porse, në muajin gusht ka pasur sulme me mjete shpërthyese dhe të rënda. Madje, këto vetëm janë shpeshtuar. Për më keq, këto akte dhune kanë vetëm mesazhin e paralajmërimit për shkallën e dhunës që po vjen. Kështu që, krejt panevojshëm, por seanca për demarkacionin është kthyer në një seancë që do të ndikojë nëse do të jetë vetëm një ditë e dhunshme apo nëse ajo ditë do të jetë fillimi i një cikli dhune”, shprehet Ramadani në Facebook.

SHIKO MË SHUMË

Mot me diell e i vranët këtë fundjavë, mëngjeset me mjegull

Gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira të shpërndara dhe me diell....

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...

Vrau Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët...