Rama: Qeveria ka mandat katërvjeçar

PUBLIKUAR

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili tha sot se vendit i duhet një qeveri teknike, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Pas kësaj kërkesë, Rama ka thënë se qeveria aktuale ka një mandat katërvjeçar për të qeverisur vendin.

Statusi i Ramës

Lulëzim Basha kërkon qeveri teknike dhe thotë e ka kusht!…

Dikush duhet t’ia mësojë se kushte mund të vendosë vetëm brenda Shqupit dhe ta këshillojë që edhe aty me pak kujdes, sepse jo të gjithë janë gati t’ia pranojnë çdo lloj kushti – siç tregoi procesi i Reformës në Drejtësi.

Qeveria ka një mandat për të qeverisur Shqipërinë dhe kontrata jonë me shqiptarët është katërvjeçare. Në asnjë pikë të kësaj kontrate nuk figuron ndonjë detyrim i qeverisë, për t’i bërë babysitting Lulëzimit. Duhet të rritet vetë dhe të mësojë të udhëheqë pa Babisiter!

Lulëzimi më kujton një frazë të bukur të Arrigo Sacchit: Nuk ka më keq për fëmijën se një baba harbut, që e gënjen mendja se i biri është Francesco Totti i ardhshëm! /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Drejtorit të spitalit të Mitrovicës i caktohet masa e arrestit shtëpiak – u arrestua për dhunë ndaj gruas

Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak drejtorit të Spitalit...

Këto zona të Kosovës do të mbesin sot pa energji elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur fushatën parandaluese “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj,...