Rama pret Jim Xhemën në Prishtinë, e falënderon për kontributin e tij në çlirimin e Kosovës

PUBLIKUAR

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur Jim Xhemën në Odën e Kryeqytetit.

“Prishtina ju është përjetësisht mirënjohëse për zemrën tuaj të madhe, atdhedashurinë dhe kontributin e çmuar që dhatë për çlirimin e Kosovës”, tha Rama.

Xhema i shoqëruar nga Christopher Hyland dhe delegacioni nga Federata Panshqiptare “Vatra” bashkë me kryetarin e Prishtinës kujtuan vizitën historike të senatorit Dole në vitin 1990 në Prishtinë.

Moment ky i njohur si “pikë kthesë për lirinë e Kosovës, që ia hapi sytë e bashkësisë ndërkombëtare mbi abuzimet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut”, sepse, qysh atëherë, zoti Dole u bë zë i fuqishëm në politikën amerikane për çështjen e Kosovës”, shkruan Rama në Facebook.

 

Rama u shpreh se Senatori Dole u anagazhua aq shumë, sa falë ndikimit të drejtpërdrejtë të Jim Xhemës, në vitin 1992, Presidenti i asokohshëm amerikan, George Bush ia shpalli ”vijën e kuqe” Beogradit.

“Senatori Dole u angazhua deri aty, sa falë ndikimit të drejtpërdrejtë të Jim Xhema, në vitin 1992, Presidenti i asokohshëm amerikan, George Bush ia shpalli ”vijën e kuqe” Beogradit, paralajmërimin e qartë të qeverisë amerikane që të mos e provojë agresionin në Kosovë”, shkruan Rama.

SHIKO MË SHUMË

Suspendohen njëmbëdhjetë zyrtarë policorë

Policia e Kosovës (PK), bazuar në Ligjin e Policisë së Kosovës, Udhëzimin Administrativ për...

Ultimatumi për Sveçlën e Gërvallen në ora 18:00, Kurti s’tregon nëse do të ketë shkarkime për rastin e Arlinda Zekajt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë një përgjigje nëse gjatë ditës së...

Ibrahimi: Qendrat për Punë Sociale kujtohen vetëm pas tragjedive, MF ta nxjerrë nga sirtari grantin për shërbime sociale

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar pas rastit tragjik në Pejë, ku humbi...