Rama: Ish qeveria Berisha është tallur me ambasadorët, i la pa lekë e pa shoferë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Arrestohet një person në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se...

Aksident në Lipjan

Një aksident ka ndodhur në Lipjan në mëngjesin e sotëm, në rrugën "Haradin Bajrami". Policia...

10407860_10152257090506523_200944997564459599_nKryeministri Edi Rama ka organizuar sot në mesditë një pritje me ambasadorët e Shqipërisë të akredituar në vende të ndryshime të botës. Ky takim u thirr për t’i uruar diplomatët për kontributin e dhënë për statusin, por edhe për t’i ngarkuar me detyrat dhe kushtet e reja, që synojnë përmirësimin e imazhit të vendit tonë nëpër botë, duke shfrytëzuar asetet e vyera siç janë shqiptarët e kualifikuar, dhe gjithë Diaspora shqiptare.

Në fjalën e tij drejtuar diplomatëve Rama deklaroi se ka marrë fund koha kur ambasadorët detyroheshin që të shanin në gjuhë të huaj opozitën. Kryeministri tha se çdo diplomat është urdhëruar që të kryej detyrën e tij dhe të mos përdoret për qëllime politike siç bënte në të shkuarën.

Kryeministri Rama tha se me ardhjen e qeverisë së re kryetari i opozitës dhe kryeministri i vendit janë të barabartë në protokollin diplomatik.

“Opozita ishte kthyer në një shënjestër kryesore të diplomacisë së vendit tonë, sidomos në vendet kyçe të BE-së dhe SHBA-së ju ishit përfshirë me hir apo me pahir në një operacion dëmtimi të imazhit të opozitës. Do mbetet si një nga momentet e mia të trishtuara debati në gjuhë të huaj dhe mes shumë të huajsh me një ambasador i cili recitonte refrenin e luftës anti- opozitare duke më penguar të komunikojë me mikpritësit. Një turp i pa shembull për trupin diplomatik në Shqipëri. E keni dëgjuar atë fjalën; ambasadori është njeriu i ndershëm që gënjen për të mirën e vendit të vet? Ndihem mirë që nuk ndihem më keq për ju sepse dua ta them, që kur kam ardhur në këtë vend, vendi i kryetarit opozitës në protokollin diplomatik është bërë i barabartë me të kryeministrit. Që kur ka ndryshuar qeveria ka ndryshuar shkalla e respektit të shtetit për figurën e ambasadorit, askush nga ju nuk detyrohet të shajë opozitën në gjuhë të huaj, përkundrazi jeni të porositur të përfaqësoni interesin e shtetit shqiptar, dhe të mos cenoni interesin e askujt,” iu drejtua Rama, ambasadorëve.

Kryeministri më tej akuzoi ish qeverinë që sipas tij e kishte mbushur diplomacinë me ambasador injorant dhe hajvan. Kryeministri tha më tej se ka takuar ambasadorë “këmbësor”, pasi dhe shoferët e tyre nuk i respektonin, por i ofendonin sepse kishin mandat diplomatik të mbrojtur nga ish maxhoranca. Por kjo situatë sipas Ramës duhet të ndryshojë patjetër . Ai pranoi se trupi diplomatik shqiptar kudo nëpër botë nuk është vlerësuar dhe ka punuar në kushte të vështira por tashmë, transformimi i diplomacisë do të nis që me rritjen e pagave të tyre.

“Një epokë e gjatë e ambasadave me gjithfarëlloj injorantësh, parazitësh, kushërinjsh, apo hajvanësh do të marr fund. Kam takuar ambasadorë këmbësorë, në pamundësi për të pasur shoferin në dispozicion, dhe shoferë fuqiplotë me mandat të qartë për tu tallur me ambasadorin në çdo kontakt. Të fillojmë t’i përmirësojmë seriozisht këto kushte, duke filluar sigurisht nga paga e duke vazhduar me të tjerat,” tha më tej Rama.

Kryeministri u ndal edhe në marrëdhëniet rajonale, ku një vend të veçantë zë bashkëpunimi me Kosovën, por edhe mes vetë rajonit dhe BE-së. Ai tha se sot në vitin 2014 Ballkani kulmon nga paqja, pavarësisht nga e shkuara e afërt apo e largët që njëri shtet ka me tjetrin. Në këtë drejtim Rama njoftoi për ngritjen e një grupi pune me ekspertë ndërkombëtarë që të punojë për krijimin e një profili dhe imazhi të ri të Shqipërisë në botë. Për këtë Rama kërkoi edhe një bashkëpunim mes trupit diplomatik të Kosovës dhe të Shqipërisë, kudo ku ata janë.

” Dua të jem sa më i qartë kur flas për marrëdhëniet rajonale; kam parasysh marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit, mes Shqipërisë dhe Kosovës si bosht strategjik për shqiptarët në Rajon, por pa dyshim dhe marrëdhëniet mes Rajonit dhe BE-së. Ministri i Jashtëm më ka informuar se do të krijojmë së shpejti një grup pune të përkohshëm ndërinstitucional me ekspertë ndërkombëtarë, i cili do të na ndihmojë të harmonizojmë të gjitha nismat, dhe të civilizojmë të gjitha idetë për rikrijimin e profilit të Shqipërisë dhe të shqiptarëve në botë. Po ashtu unë mendoj se është e rëndësishme që ambasadorët e Shqipërisë dhe të Kosovës të bëhen bashkënismëtar dhe bashkëkontributor të një procesi transformues në komunikimin mes shqiptarëve nëpër botë dhe mes shqiptarëve në dy shtetet e tyre dhe botës,” tha më tej Rama ndërsa shtoi me bindje se sot në rajon nuk ka interesa që përplasen, por interesa që mund të përplotësohen në të mirën e të gjithëve, dhe se evidentimi i këtyre interesave është një prej sfidave më të rëndësishme edhe për diplomatët, për të ecur me kohën e re të paqes në Rajon dhe marrëdhënien e re me BE-në.

 

SHIKO MË SHUMË

ORENDI hap konkurs pune

A je marakli dhe të pelqen të punoni me dru? Fabrika Orendi , është vendi...

Nesër nga ora 13:00 do të bëhet varrimi i të riut Gëzim Rizani

Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan ka njoftuar se varrimi i të riut Gëzim...

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Shtatë rastë të dhunës në familje kanë ndodhur në 24 orët e fundit në...