Raketat e Rusisë po i ushqejnë tensionet në Ballkan

PUBLIKUAR

Zyrtarët rusë dhe serbë thonë se Serbia është duke kërkuar që përveç aeroplanëve luftarakë dhe tankeve, të ketë edhe një sistem mbrojtës ajror.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka thënë se e ka negociuar blerjen e raketave kundërajrore “S-300” gjatë bisedimeve të fundit me presidentin rus, Vladimir Putin, shkruan AP, përcjell Express.

Edhe pse Serbia pohon se dëshiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, është duke i forcuar marrëdhëniet ushtarake, ekonomike dhe politike me aleatin e vet sllav, Rusinë, e cila po tenton ta rritë ndikimin në Ballkanin e këputur nga lufta, shkruan AP.

Por, blerja është lënë nën hije në Serbi nga zërat nga rivali, Kroacia, se gjatë luftës për pavarësi nga Jugosllavia e udhëhequr nga Serbia në vitet 1990-ta, Rusia e furnizoi Kroacinë me sistemin e njëjtë raketor – shkelje e mundshme e embargos së OKB-së ndaj armëve në atë kohë.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë sot se zërat nga Kroacia kanë për qëllim minimin e marrëdhënieve të Moskës me Beogradin./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...