Raiola presion Unitedit për Pogban, nisin bisedimet me PSG-në

PUBLIKUAR

Mino Raiola dhe Paul Pogba i kanë idetë e qarta tashmë për të ardhmen dhe kanë nisur lëvizjet.

PSG është klubi që dëshiron më së shumti shërbimet e mesfushorit.

Madje nga Franca vijnë lajmet se kanë nisur bisedimet mbi kushtet e kontratës.

Jo vetëm kaq sepse agjenti Raiola po luan edhe në fushën e Manchester United.

Mësohet se ai ja ka bërë të qartë klubit anglez se Pogba nuk ka ndërmend të rinovojë dhe do ishte mirë ta shisnin për të mos e humbur me parametra zero verën e vitit tjetër, kur i mbaron kontrata.

Për ta blerë këtë verë Pogba, PSG duhet të paguajë 50 milionë euro dhe duket se kjo shifër nuk është aspak problem. Nuk ka krizë për pronarët nga Katari.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...