Qyteti në Kosovë që do të dekorohet pas 12 vitesh për festat e fundvitit

PUBLIKUAR

Pas 12 vitesh, Komuna e Hanit të Elezit ka vendosur ta dekorojë qytetin për festat e fundvitit, raporton Express

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Mehmet Ballazhi.

“Tani pas 12 vjetësh në Han të Elezit, ka një frymë më liberale sepse vet veprimet e mia për qytetarët janë më liberale. Dua t’i thej disa tabu që në Han të Elezit janë që disa vite. Një prej tyre dekorimi i qytetit për festat e fundvitit. Pastaj formimi i kabinetit qeveritar në një përqindje 50-50 me femra dhe meshkuj, me moshë të re”, ka deklaruar Ballazhi në KlanKosova.

Ndryshe, kryetari i deritanishëm i Hanit të Elezit, Rufki Suma, gjatë viteve të kaluara kishte deklaruar se paratë që do të shpenzoheshin për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit, do t’i orientojë në ndihmë të qytetarëve në nevojë./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...