Qytetarja nga Kaçaniku dorëzon në polici të hollat e gjetura, kërkohet pronari i tyre

PUBLIKUAR

Policia njofton se një qytetare nga Kaçaniku ka gjetur një shumë të caktuar të të hollave në një rrugë të këtij qyteti dhe të njëjtat i ka dorëzuar në stacionin policor.

“Ajo, menjëherë e ka njoftuar policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në stacionin policor të Kaçanikut. Kjo shumë e të hollave, deri më tani nuk dihet se kujt i takojnë ( i kanë humbur)”, ka njoftuar policia.

“Lusim , pronarin e  vërtetë të këtyre të hollave, të paraqitet në stacionin policor në Kaçanik, dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar ato”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetaren  për gjestin human dhe shembullorë, me rastin e dorëzimit të të hollave të gjetura, në stacionin e policisë në Kaçanik . /Express/

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...