Qytetari në Mitrovicë gjen një shumë të parave dhe i dorëzon në polici

PUBLIKUAR

Një qytetar në afërsi të urës së lumit Ibër në Mitrovicë, ka gjetur një shumë të parave, të cilat i ka dorëzuar në Polici.

Ndërkohë në polici është paraqitur qytetari-ankuesi, i cili ka lajmëruar se në lokacionin përkatësisht në zonën afër urës së Ibrit në Mitrovicë, i kishin humbur një shumë e parave.

“Nga ana e policisë është vërtetuar se shuma e parave të gjetura nga qytetari i përkisnin qytetarit- ankuesit, të cilat pas verifikimeve të nevojshme i janë kthyer qytetarit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut , falënderon qytetarin për besimin ndaj policisë dhe veprimin e ndërgjegjshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë.

SHIKO MË SHUMË

Goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës/ Arrestohen 5 persona, sekuestrohen 37 kilogramë drogë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është goditur një tjetër...

Moti në Kosovë do të jetë i vranët, me mundësi për reshje shiu në disa zona

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të përfshihet nga mot...

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...