Quni: Ahmet Krasniqi kërkonte hierarki të përbashkët UÇK-FARK

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëherësh deputet aktual i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka folur gjerësisht për Betejën e Koshares dhe përgatitjet për të, gjatë një interviste në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7.

Ai ka thënë se gjatë përgatitjeve në Shqipëri, ka parë vetëm emblemën e UÇK’së tek luftëtarët.

“E vetmja emblemë ka qenë emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka deklaruar Quni në T7.

Quni ka thënë se për dallimet mes UÇK’së dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK) ka kuptuar edhe gjatë qëndrimit në Zvicër, raporton Gazeta Express.

“Takova personalitete që ishin ideatorë dhe njerëz shumë të njohur me këtë temë”, ka rrëfyer ai. “Kam takuar personalitete të Lëvizjes Popullore të Kosovës, Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës. Njerëz aktivistë, njerëz që edhe më herët janë marrë me aktivitete, e të tjerë”, ka theksuar ai.

“Nuk ishte për mua e panjohur që ekzistojnë disa organizime, por më kujtohet nga takimet në Zvicër, me kolonelin Ahmet Krasniqi, që është në kontakte me të gjitha organizimet ushtarake, dhe po bëjnë përpjekje maksimale për të ndërtuar një hierarki të përbashkët, një strukturë e cila ka komandën, ka stafin, ka njësitë operative, njësitë që mbështesin operacionet, e të tjera”, ka treguar Quni.

“Besoj se edhe kolegët e mi, edhe ushtarakët tjerë, janë udhëhequr nga bindja se derisa të kyçemi në zhvillimin e operacioneve, kjo hierarki do të konsolidohet dhe do të arrihet një marrëveshje mes partive që ekzistonin asokohe”, është shprehur Quni në T7. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...