Qumësht i artë: Kjo pije nga pesë përbërës eliminon fryrjen, shëron artritin, rrit imunitetin!

PUBLIKUAR

Edhe pse tingëllon shumë e pazakontë, qumështin e artë do të duhej ta pinim të gjithë, sepse ndikon shumë në shëndetin tonë.

Natyrisht, qumështi nuk punohet nga ari por nga ngjyra e këtij ari fisnik për shkak të mëlmesës të cilën e qesim në të.

Kjo pije forcon sistemin e imunitetit, ka cilësi antibakteriale, qetëson artritin dhe dhembjet e nyjave, zgjidh problemin me fryrjen dhe vendos punën normale të traktit të tretjes, ndërkaq janë shënuar edhe ndikime pozitive ndaj zgjebes dhe sëmundjes së Kronit (Crohn).

Vetë qumështi nga i cili e bëni këtë pije nuk është e thënë të jetë qumësht lope. Mund ta zëvendësoni me qumësht soje, bademi apo me cilindo qumësht tjetër të cilin e doni.

Kjo pije, së fundmi është bërë trendi më i ri mes personave që ushqehen shëndetshëm, jo vetëm është e mirë për organizmin tuaj dhe ndihmon në dobësim, por gjithashtu është super e shijshme, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– rrënjë xhenxhefili,
– disa kokrra zingiberi (Eugeniacariophullata),
– 2 filxhanë ujë,
– 2 lugë kafeje qumësht,
– 1 lugë e vogël mjaltë,
– 1–2 lugë të vogla kafeje shafran.

Përgatitja:

Xhenxhefilin grijeni në rende dhe bashkë me zingiberen qiteni në ujë dhe lëreni të zihet dy minuta.

Qiteni në filxhan, shtoni shafranin, mjaltin dhe qumështin dhe përzieni derisa mjalti të shkrihet.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...