Qumësht apo lëng portokalli, cilin prej tyre duhet ta pini në mëngjes?

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Për disa njerëz është më e zakonshme që pas zgjimit nga mëngjesi të vrapojnë drejt kuzhinës për të pirë kafenë e parë, por jo të fundit, të ditës.

Por, nëse bëni pjesë në grupin e njerëzve intolerantë ndaj kafeinës dhe gjendeni përballë dy zgjedhjeve (qumësht dhe lëng portokalli), e dini cila është më e mira për ju.

Lëng portokalli

Një gotë me lëng portokall të shtrydhur përmban 110 kalori. Ai është i pasur me vitaminë C, një antioksidant i fuqishëm që mbron lëkurën nga dëmtimi i diellit dhe veprimi i radikaleve të lira. Por, sipas një studimi të Rochester Eastman Institute for Oral Health lëngu i portokallit
mund të dëmtojë rëndë smaltin e dhëmbëve duke reduktuar fortësinë e tyre me 84 % tek njerëzit që e pinin atë çdo ditë.

Qumështi

Një gotë me qumësht siguron 20% të nevojave ditore të proteinave dhe kalciumit që i nevojitet trupit. Por, kur nuk është i përpunuar acidet e tij yndyore mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, obezitetit dhe diabetit të tipit 2. Qumësht apo lëng portokalli?! Përgjigjja e duhur është qumështi. Është më i lehtë për dhëmbët, ka kalcium e proteina që ndihmojnë në rindërtimin e dhëmbëve etj. Nëse qumështi është organik ai do të përmbajë shumë antioksidantë të dobishëm për trupin dhe vitaminë E./femina/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...