QKUK sqarohet për vdekjen e 23-vjeçares nga Drenasi: Vdiq nga gjakderdhja në bark

PUBLIKUAR

Klinika Emergjente e QKUK-së është deklaruar për vdekjen e 23-vjeçares nga Drenasi, raporton Express

Në reagimin e Klinikës Emergjente thuhet se vdekja e 23-vjeçares nga fshati Zabel i Drenasit është si pasojë e hemorragjisë intraabdominale (gjakderdhje në bark), shok hemorragjik.

“Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës, në lidhje me lajmet e publikuara për vdekjen e Z. I ( 1998), nga  fshati Zabel i Drenasit, sqaron se,  pacientja vjen në Klinikën Emergjente në QKUK në ora 16:30, të datës 15 shtator 2021, me autoambulancë nga Qendra  e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, për shkak të humbjes së  vetëdijes, me bebëza të zgjeruara, pa tension arterial, pa puls periferik, me frymëmarrje të vështirësuar. Menjëherë mjekët dhe stafi shëndetësorë ka  ndërmarrë masat reanimatore,  pacientes i  bëhen analizat laboratorike, radiologjike dhe konsulencat  tjera mjekësore”, thuhet në reagim.

Tutje, thuhet se familjarët e viktimës kanë refuzuar obduksionin.

“Përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi i Klinikën Emergjente,  pacientja nuk arriti të mbijetonte, vdekja konstatohet në ora 17:45. Diagnoza përfundimtare e vdekjes  ishte  hemoragjia intraabdominale (   gjakderdhje në bark), shok hemoragjik. Familjarët kanë refuzuar abduksionin”, thuhet në reagim.

Ndryshe, në media sot u raportua se familjarët e 23-vjeçares nga Drenasi kanë deklaruar se ajo ka vdekur dy ditë pasi është vaksinuar me vaksinën anti-COVID./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Bora mbulon Prevallën dhe Rugovën, shoferëve u bëhet apel për kujdes

Reshjet e para të borës kanë përfshirë zonat malore të Kosovës, specifikisht Prevallën dhe...

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...