QKMF-ja në Lipjan pa insulina pa filma të rëntgenit

PUBLIKUAR

Në QKMF-në e Lipjanit gjatë muajit të kaluar janë përballur me një varg vështirësi të cilat i ka listuar Drejtoria e Shëndetësisë në Lipjan.

Furnizimi me insulinë ka qenë i pamjaftueshëm dhe me filma të rëntgenit nuk jemi furnizuar farë nga MSH, thuhet në raport, transmeton LipjaniNews

“Nevoja për renovimin e objektit të QKMF-së dhe blerja e pajisjeve të reja mjekësore, buxhet i pa mjaftueshëm për furnizim të mjaftueshëm në bazë të kërkesave të pacienteve, si dhe ripërtëritjes së aparaturave”, thuhet më tej.

Po ashtu edhe furnizimi i pamjaftueshëm me material mjekësor dhe barna nga MSH sidomos me Insulinë, e po ashtu edhe në furnizimin me barna komerciale sepse nuk kemi ndonjë kontratë me operator.

Ketë e ka konfirmuar edhe Drejtori i QKMF-së në Lipjan, Agim Krasniqi ai ka thënë se nuk ka pasur fare insulina dhe filma të rëntgenit

/LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata është...

Buja pas vërdiktit në Hagë: Ku është qeveria, parlamenti, dhe partia ime, kështu nuk mbrohet askush

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Shukri Buja ka ngritur disa pyetje pas verdiktit...

Shukri Buja: Dhe sot, mbi këto plagë, rëndon edhe një goditje tjetër

Postimi nga Shukri Buja: Të nderuara familje të dëshmorëve! Të nderuara familje të martirëve! Të nderuar bashkëluftëtarë! Të...