Qirinjtë e aromatizuar lëshojnë disa kemikate, të rrezikshme për jetë

PUBLIKUAR

Në kohën kur dyert dhe dritaret janë të mbyllura, ndezja e një qiriu aromatik, mund të ndryshojë atmosferën në shtëpi.

Me një qiri që ka erë vanilje apo pishe, mund të bëhet një atmosferë e këndshme, që lë përshtypjen e pranverës së hershme. Por, këta qirinj, nuk janë të padëmshëm.

Ekspertë nga Universiteti i Yorkut, kanë bërë hulumtime në shtëpi moderne, që janë të izoluara mirë.

Sipas tyre, mungesa e ventilimit dhe ajrosjen, bën që kemikatet që lëshojnë këta qirinj, të jenë vdekjeprurës.

Fillimisht, janë bërë testimet e ajrit brenda shtëpisë, apo “kemikateve organike të paqëndrueshme’, që ndodhen në secilën shtëpi.

Lëshimi i kemikateve që bën qiriu, kur bie në kontakt me këto kemikate, aktivizohet dhe shndërrohet në material helmues.

Në përgjithësi, rreziku i helmimit nuk është shumë i madh, nëse ajrosja bëhet në baza ditore, jo më larg se pesë ditë. Përndryshe, problemet mund të jetë fatale, transmeton Telegrafi.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...