Qiantu K50 Event! – makina e parë elektrike nga Kina (Foto)

PUBLIKUAR

Në Shangai Auto Show, ka debutuar makina e parë elektrike e prodhuar në Kinë.

Ky model që mban një pikë çuditëse në fund të emrit, do të lansohet për tregun kinez në fund të vitit, ndërsa do të kushtojë 700 mijë yuan – rreth 130 mijë dollarë.

Lajmi për prodhimin e ‘Veturës së të Ardhmes’, ishte dhënë në tetor të vitit të kaluar, ndërsa tani është prezantuar për publikun, transmeton Telegrafi.

Modeli Qiantu K50 Event! arrin shpejtësi maksimale 200 km/h, ndërsa shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për pesë sekonda. Me një bateri me 41.1kWh, kësaj makine i nevojitet të mbushet për gjashtë orë me 220V.

Pjesa e jashtme e veturës është bardh e zi, ndërsa enterieri është zi dhe ngjyrë gri. Kjo makinë e prodhuar nga Qiantu Qiche, do të jetë konkurrenti kryesor i Tesla Model S. /Telegrafi/

Qiantu K50 Event eshte makina e pare elektrike nga Kina foto 2Qiantu K50 Event eshte makina e pare elektrike nga Kina foto 3Qiantu K50 Event eshte makina e pare elektrike nga Kina foto 4Qiantu K50 Event eshte makina e pare elektrike nga Kina foto 5Qiantu K50 Event eshte makina e pare elektrike nga Kina foto 6Qiantu K50 Event eshte makina e pare elektrike nga Kina foto 7

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...