Qeveria britanike merr hapa tjerë kundër Putinit, zotohet të sekuestroj çdo fluturake ruse që shkelë hapësirën e tyre ajrore

PUBLIKUAR

Sekretari britanik i Transportit, Grant Shapps, ka njoftuar se do të konsiderohet “vepër penale” nëse çfarëdo aeroplani rus hyn në hapësirën ajrore të Mbretërisë së Bashkuar.

Madje ai theksoi se qeveria britanike do të sekuestrojë fluturaket e këtij vendi, nëse shkelin hapësirën ajrore të Mbretërisë së Bashkuar.

Shapps është zotuar të “ngufat” aftësitë e Putinit për të vazhduar të bëjë një jetë normale – derisa mijëra njerëz të pafajshëm po vdesin.

Në një letër dërguar të gjitha aeroporteve në Mbretërinë e Bashkuar, thuhet se rregulli i ri duhet të aplikohet ndaj të gjitha fluturakeve të regjistruara në Rusi, apo që janë në pronësi të personave që janë në listën e personave të sanksionuar.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...