Qeveria afgane anulon armëpushimin me talibanët

PUBLIKUAR

Presidenti i Afganistanit Ashraf Ghani, thotë se armëpushimi i njëanshëm i qeverisë me talebanët ka përfunduar.

“Forcat afgane të sigurisë dhe të mbrojtjes mund të rifillojnë tani operacionet ushtarake”, tha presidenti, përcjell Telegrafi.

Ai shtoi se është në dorë të talebanëve nëse duan të vazhdojnë luftën apo të bashkohen në përpjekjet për paqe.

Kryengritësit kanë vrarë dhjetëra ushtarë afganë në sulme në të gjithë vendin, që kur përfundoi armëpushimi i shkurtër për Fitër Bajramin këtë muaj.

Pezullimi i pashembullt i luftimeve për disa ditë u arrit në përgjigje të një armëpushimi një javor nga forcat qeveritare, që më pas u shty në dhjetë ditë, por që përfundoi sot.

Talebanët nuk i kanë përfillur thirrjet e qeverisë afgane, të cilën e quajnë “kukull” të Shteteve të Bashkuara dhe kanë kërkuar bisedime direkte me amerikanët për të ndalur luftimet. Uashingtoni nuk pranon të zhvillojë bisedime me kryengritësit dhe këmbëngul që procesi i paqes duhet të udhëhiqet nga afganët, të cilët të marrin në dorë zbatimin e tij.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...