Qeveri teknike ose zgjedhje

PUBLIKUAR

qeveri-teknike-ose-zgjedhje_hd

Kriza politike në vend ka hyrë në fazën finale. Dështimi eventual i presidentes Atifete Jahjaga që t’i bindë liderët e partive politike të arrijnë një marrëveshje për dalje nga kjo krizë, do ta bëjë të pashmangshme ndërhyrjen ndërkombëtare ose ndërhyrjen edhe një herë të Gjykatës Kushtetuese.

Në skenarin e dytë, Gjykata Kushtetuese do t`i jepte të drejtën presidentes që t`i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme, derisa në skenarin e parë, me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, partitë do të mund të krijonin një qeveri të përkohshme teknike.

Qeveria teknike, ose zgjedhjet e shpejta po shihen edhe si dy zgjidhjet e vetme, nëse palët nuk lëvizin nga qëndrimet.

Burime të gazetës bëjnë të ditur se kohëve të fundit po konsultohet një skenar që mund të shërbejë për kapërcimin e gjendjes, nëse PDK në njërën anë dhe blloku VLAN në anën tjetër, mbesin në pozicione të palëkundura. /Tribuna/

SHIKO MË SHUMË

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...