Qepa mund të jetë përbërësi i cili po jua shkakton fryrjen e barkut

PUBLIKUAR

Fryrja e barkut është diçka që kryesisht shkaktohet nga konsumimi i ushqimeve të cilat trupi ka vështirësi t’i tretë siç duhet.

Kjo mund të ndodh nëse hani tepër ose ushqeheni pashëndetshëm, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ka edhe ushqime të shëndetshme të cilat mund të jenë të vështira për t’u tretur kur hahen në sasi të vogla.

Një ndër përbërësit më të famshëm të gatimit që mund ta shkaktojë fryrjen e barkut është qepa.

Qepa përmban karbohidrate të quajtura fruktane, të cilat zorra e vogël nuk mund t’i absorbojë siç duhet.

Kështu, ato kalojnë në zorrë të madhe ku fermentohen. Kjo shkakton fryrje të barkut, gazra dhe në disa raste edhe diarre.

Megjithëse shumë njerëz mund të hanë qepë në doza të vogla pa pasur probleme me fryrje të barkut apo gaz, disa tjerë janë më të ndjeshëm dhe e vërejnë më shumë efektin.

Edhe produktet e grurit si buka dhe pastat kanë sasi të larta të fruktanit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...