Qendra Korrektuese në Lipjan bëhet me serë për perime

PUBLIKUAR

Në një ceremoni të organizuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, përkatësisht stafi i Qendrës Korrektuese në Lipjan, sot u mbajt ceremonia e përurimit të serës për kultivimin e perimeve, në të cilin organizim ka marrë pjesë Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Gerrie Willems e shoqëruar nga Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj dhe Drejtori i Qendrës Korrektuese në Lipjan, Heset Lloku.

Sera e përuruar në këtë Qendër Korrektuese përfshin një hapësirë prej pesëdhjetë metra katror, projekt ky i financuar nga Agjencioni i Kujdesit Holandez i cili vepron në kuadër të Komitetit Holandez të Helsinkit. Ky projekt është zhvilluar kryesisht me angazhimin e të miturve nga kjo Qendër, synimi i së cilës është që të angazhon të rinjtë në aktivitetet të ndryshme me qëllim të ri-integrimit dhe risocializim më të shpejtë dhe të suksesshëm, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...