Putini i dërgon letër Trumpit dhe ia uron vitin e ri

PUBLIKUAR

Përmes një letre urimi për vitin e ri, presidenti rus i ka thënë presidentit amerikan se është i hapur për dialog për një numër të madh temash. Presidenti Trump e kishte anuluar takimin me Putinin gjatë samitit “G20” në Argjentinë për shkak të rrëmbimit të anijeve ukrainase nga Rusia.

“Presidenti Putin theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë faktori më i rëndësishëm për sigurimin e stabilitetit strategjik dhe sigurisë ndërkombëtare. Ai konfirmoi se Rusia është e hapur për dialog me SHBA-në me një agjendë të gjerë të çështjeve”, thuhet në njoftimin e Kremlinit.

Në një letër tjetër dërguar presidentit sirian, Bashar al-Assad, ai premtoi se Rusia do ta vazhdojë mbështetjen për qeverinë siriane dhe popullin e saj për ta luftuar terrorizmin dhe për ta mbrojtur integritetin territorial.

Presidenti rus iu dërgoi letra urimi edhe udhëheqësve tjerë botërorë, përfshirë kryeministren britanike, Theresa May, kryeministrin japonez, Shinzo Abe dhe presidentin kinez, Xi Jinping, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

 

SHIKO MË SHUMË

Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot...

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...