Putin tregon kush e udhëheq në të vërtetë SHBA-në (Video)

PUBLIKUAR

“Njerëzit me kostume të errëta” udhëheqin SHBA-në, thotë Presidenti rus Vladimir Putin në një intervistë me Le Figaro.

Presidenti rus Vladimir Putin, në një intervistë me publikuesin francez Le Figaro, ka zbuluar se presidenti i SHBA-së është vetëm një figurë e qeverisë.

Një person i caktuar mund të zgjedhet nga publiku në bazë të meritave dhe ideve të tij – por rrallë mundet ky person të formulojë rregulla.

Putin shpjegoi se “burokracia” në SHBA, që njihet më shumë si “Deep State”, është shumë e fuqishme dhe kështu nuk lejon ndonjë ndryshëm të vërtetë, transmeton Gazeta Express.

“Presidentët vijnë dhe shkojnë, por politikat mbesin të njëjta”, thotë ai në intervistë.

Kështu, thotë ai, një person i cili mund të ketë idetë e tija gjeniale, zgjedhet në Shtëpinë e Bardhë vetëm për t’u kënaqur me iluzionin e një procesi demokratik.

Në realitet, “njerëz me kostume të errëta”, të cilët mbesin anonim ndaj publikut votues, vazhdojnë të ndjekin interesat e elitës së SHBA-së me çdo administratë të re.

Shikojeni videon më poshtë:

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...