Putin: Rusia asnjëherë nuk ekstradon 13 shtetasit e saj!

PUBLIKUAR

Vladimir Putin ka deklaruar, se Rusia asnjëherë nuk do të ekstradojë asnjë prej 13 shtetasve të saj, që dyshohen se kanë ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA.

Avokati Robert Muller, muajin e kaluar ka ngritur akuza ndaj 13 personave të Rusisë të cilët dyshohen se kanë pas ndërhyrje në SHBA, gjatë zgjedhjeve presidenciale. Por, në krahë për ndonjë ekstradim të mundshëm iu ka dal presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i cili tha se asnjëherë nuk do të ekstradohen këta persona, ani pse ai këmnguli që po të njëjtit nuk vepronin në emër të Qeverisë së tij, shkruan The Guardian, transmeton GazetaExpress.

Në intervistën me Megyn Kelly për NBC, presidenti rus mohoi se qeveria e tij mban ndonjë material kompromisi mbi Donald Trump.

Ekzistenca apo jo e një “kompromisi” të tillë është pjesë e hetimit të avokatit Mueller, ku lënda është e hapur për një ndërhyrje të mundshme ruse në zgjedhjet presidenciale të SHBA, ku agjencitë e inteligjencës amerikane synojnë se Rusia ka ndikuar që Trump të jetë fitues./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot...

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...