Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin të enjten i dha lamtumirën e fundit ambasadorit të vrarë në Ankara, Andrei Karlov. I pranishëm në ceremoninë mortore në Moskë, Putin u pa me një buqetë të madhe të trëndafilave të kuq, të cilën e vendosi pranë trupit të vdekur të mikut të tij
Dhjetëra kolegë dhe të afërm të ambasadorit ishin të pranishëm në ceremoninë mortore. Vrasja e ambasadorit rus në Turqi u etiketua në Moskë si akt terrori, ndërsa, presidenti turk, Erdogan tha se autori i krimit ka qenë pjesëtar i grupit të Fetullah Gylenit, shkruan mailOnline, transmeton Gazeta Express.
Putin dërgon trëndafila të kuq tek këmbët e të vrarit Karlov. Më vonë, u pa duke biseduar më të afërmit e tij që ishin të pranishëm në ceremoni. Presidenti rus u largua nga vendi pa bërë asnjë deklaratë.
Para se të nisë ceremonia e varrimit, presidenti e quajti Karlovin, të cilin tha se e kishte mik të mirë, gjithashtu tha se ai ishte diplomat, inteligjent dhe njeri shumë i mirë. /GazetaExpress/
Pamje nga ceremonia mortore për ambasadorin e vrarë rus në Turqi:




